Zgjidhen drejtuesit e Forumit Rinor të Unionit MIRDITA
Në këtë takim morën pjesë dhe antarët e bordit Gjon Mark Lleshaj nga departamenti i organizimit si dhe antaret e bordit Edona Daçi dhe Rafaela Rica.
Pas takimit me të rinj mirditas të shumtë në Hotel Tirana, dhe konstituimit strukturor të Forumit Rinor të Unionit MIRDITA, këto ditë u mblodh Kryesia e këtij Forumi për të zgjedhur drejtuesit e tij. Fillimisht drejtori ekzekutiv ka bërë një panoramë të punës së bërë nga të rinjtë e këtij Unioni, përgatitjen e tyre për të garuar në strukturën drejtuese përmes CV-ve dhe shpalosjes së vizionit që ata kanë dhe do të kenë për të ardhmen sa i përket funksionimit të strukturës rinore të Unionit Mirdita, si një nga targetet më gjeneruese të këtij organizmi shoqëror përbashkues për mirditasit.
Më pas kryetari i Unionit Mirdita, Z. Nikolin Jaka, u bëri me dije të rinjve të Kryesisë, se çfarë synon Unioni Mirdita në projektet e afërta që do të lançohen për Unionin dhe publikun mirditas. Ai kërkoi që në këtë projekt të madh përbashkues, të rinjtë duhet të jenë pjesa më aktive dhe “lokomotiva” e ecjes së këtij projekti të madh shoqëror për Mirditën dhe mirditasit. Mbi të gjitha, është shprehur z. Jaka, kërkohet shumë përkushtim e kontribute të përbashkëta pa menduar se “çfare do përfitoj unë apo ai nga Unioni Mirdita”, por çfarë përfiton Mirdita e mirditasit kudo ata janë, brenda apo jashtë vendit. Ne duam të aktivizojmë mendjet gjeneroze të të rinjve për t’u bërë pjesë e projekteve ndikuese në komunitetet tona, në mënyrë që të bëhen sa më atraktivë sa i përket punësimit dhe jetës sociale e kulturore. Me Unionin Mirdita, jemi këtu për të bërë punë konkrete dhe jo për të tjerrë llafe boshe. Ndaj mirëpresim çdo projekt e ide, që vë në lëvizje energjitë e gjithsecilit prej të rinjve.
Më pas të rinjtë pjesëmarrës, folën konkretisht duke hedhur në tavolinë projektet e tyre se si mund ta drejtojnë këtë forum. Ra në sy fakti, që të gjithë ishin me eksperienca sinjifikative sa i përket aktivizmit civil, eksperienca me projektet të rëndësishme deri dhe me Komunitetin Europian e organizma të tjerë ndërkombëtarë, përvoja këto që do mund t’i zbatojnë edhe në Unionin Mirdita.
Pas diskutimeve me projekte konkrete, si në rrallë raste, votimet janë bërë hapur nga gjithë të rinjtë e kryesisë, duke bërë nominimet përkatëse fazë pas faze deri sa u përzgjodhën dhe drejtuesit e këtij Forumi. Kryetare e Forumit Rinor të Unionit Mirdita është zgjedhur Eliola Pulaj, nënkryetarë Arilda Lleshi, Arleidi Gjoka dhe Kristi Pjetri, ndërsa sekretare e përgjithshme Oltjana Beci.
Gjithashtu, eshte folur dhe per strukturen e re te grave te Unionit, qe do te vije se shpejti per te permbyllur kesisoj gjithe strukturimin organizativ te Unionit Mirdita ne te gjithe vendin