‘’UNIONI MIRDITA’’ mbështet Qendrën e Artizanatit të Mirditës

''Unioni Mirdita'' angazhohet qe t'u sigurojë zonjave të Qendrës së Artizanatit të gjitha facilitetet e mundshme, duke perfshirë këtu, materiale për punim, vitrina, makina qepëse etj.

Projekti i rradhës i “Unionit Mirdita” lidhet me trashëgiminë e zejes së traditës në Mirditë. Përmes një projekti të detajuar me Rrjetin e zejtareve femra në Mirditë, i drejtuar nga zj.Marie Doda, do të bëhet e mundur mbështetja konkrete e grave dhe vajzave zejtare në Rrëshen e më gjerë në Mirditë. Ky projekt synon një mbështetje financiare njëvjeçare nga ana e Unionit.
Qendra e Artizanatit të Mirditës në Rrëshen bashkon shumë vajza dhe gra vendase, të cilat përkushtohen çdo ditë, për ruajtjen e trashëgimisë së punimeve të dorës, si veshje të traditës, suvenire etj.
Në takimin që kryetari i Unionit z. Nikolin Jaka pati me rrjetin e grave zejtare në Rrëshen theksoi se: Qëllimi i ”Unionit Mirdita” është që, me kontributin tonë të mund ta shndërrojmë Qendrën e Artizanatit në pikë referimi për të gjitha zonjat që angazhohen në punë artizanale, t’u japim mundësinë që të ekspozoni produktet që prodhoni (veshje apo suvenire tipike të Mirditës), të krijohet mundësia për të pasur një pikë shitje suveniresh me produktet zeje të zonës së Mirditës, të organizoni panaire, t’u sigurohet një lloj pavarësie ekonomike si dhe të ndihmojmë në ruajtjen e trashëgimisë së kësaj tradite edhe për brezat e rinj që do të vijnë”.
”Unioni Mirdita” angazhohet qe t’u sigurojë zonjave të Qendrës së Artizanatit të gjitha facilitetet e mundshme, duke perfshirë këtu, materiale për punim, vitrina, makina qepëse etj.
Kjo qendër artizanati do të mbulojë, kësisoj, një vakum prej shumë vitesh sa i përket qendrave të tilla me veshje të traditës, suvenire tipike të krahinës etj, ndaj dhe mjedisi është gjetur në një pozicion lehtësisht të aksesueshëm për vizitorin vendas apo të huaj, që janë tejet të interesuar për traditën e Mirditës.

Shfaq më shumë
Back to top button
Close