Themelohet dega e ”Unionit Mirdita” për Mirditën.
Është themeluar këto ditë dega e “Unionit Mirdita” për Mirditën në qytetin e Rrëshenit.
Në një takim me përkrahës të kësaj nisme, që ka për qëllim përbashkimin e mirditasve kudo ata janë, ra në sy pjesëmarrja e gjerë e të rinjëve, studentëve, intelektualëve e specialistëve me emër e të devotshëm nga fusha të ndryshme të jetës në Mirditë.
Kryetari i ”Unionit Mirdita” z.Nikolin Jaka përshëndeti themelimin e kësaj dege me shumë rëndësi për funksionimin sa më efektiv të këtij organizimi shoqëror përbashkues për mirditasit.
Fakti që mbështetet nga masa e të rinjve tregon se Unioni Mirdita do të ketë të ardhme dhe vitalitet në gjithë strukturën e tij jo vetëm në qytetin e Rrëshenit, por edhe nëpër rrethe të tjera ku kemi mirditas që punojnë e jetojnë prej vitesh e dekadash.
Kanë përshëndetur themelimin e kësaj dege edhe antarët e bordit drejtues të “Unionit Mirdita”, zj.Valentina Gjoka dhe z.Ndue Dedaj, si dhe përfaqësuesit e emëruar nga bordi për Tiranën, Fushë Arrëzin, Pukën, dhe Lezhën gjithashtu edhe të rinj të klubit të debatit në gjimnazin Rrëshen.
Gjatë takimit u zgjodhën dhe organet drejtuese. Kryetar i degës për Mirditën ne qytetin e Rrëshenit u zgjodh z.Valentin Bardhoku , drejtuesi i shkollës 9 vjeçare “Pashko Vasa”. Aktivisti z.Albert Melyshi mësuesi i shkollës profesionale, specialisti historian i InfoKullës Mirdita dhe z.Gjovalin Marfana jane zgjedhur nenkryetare te kesaj dege, ndersa sekretare e deges Mirdite, mësuese e anglishtes dhe aktiviste zj.Arbërore Leti.