Me datë 24 05 2019 ne Selinë e Unionit Mirdita në Tiranë është organizuar një konsultë në lidhje me hapjen e degëve të Unionit MIRDITA nëpër qytete apo zona të ndryshme urbane të vendit ku jetojnë familje mirditase.
Përfaqësues të afruar nga zona të ndryshme për të dhënë mendime e ndihmë ndaj kësaj nisme si nga Lezha, Durrësi, Puka, Fushë Arrëzi, dhe Tirana, u shprehëm se Unioni është një organizim, qe eshte pritur mjaft mirë si një nevojë përbashkimi në mes mirditasve kudo ata janë.
Kemi një “Mirditë të dytë” të shpërndarë gjithandej nëpër zona të ndryshme të vendit e që përbën Mirditën e hershme Etnologjike. Eshte domosdoshmëri për të patur një organizim përfaqësues dhe përbashkues sa i përket vlerave me të mira që duhen përcjellë ndër breza, e mbi të gjitha për të projektuar vizione të reja për të ardhmen e mirditasve kudo ata janë.
Kryetari i Unionit z. Nikolin Jaka bëri një rezyme të plotë të ecurisë së aktivitetit deri më tash, statutit dhe platformës e strategjisë së punës që do të kryejë Unioni Mirdita tash e në të ardhmen. Ai theksoi se parësore për Unionion dhe degët është evidentimi sa më i sakte i Familjeve Mirditase.
– Evidentimi i prioriteteve nëpër degët përkatëse sipas misionit, vizionit dhe objektivave që Unioni Mirdita do të ketë për të ardhmen.
– Do te punohet me formularët përkatës për të arrit këtë qëllim të rëndësishëm.
– Njëherit do të vazhdojë zbatimi i disa projekteve të nisura tashmë në hapat e parë të tyre.
– Pas deges se Shkodrës, do të vazhdojë hap pas hapi konstituimi statuor i degëve edhe në zona të tjera.
– Po programohet puna edhe aty ku janë mundësitë për degët e Unionit jashtë vendit, në zona të populluara nga familje mirditase.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin të të njëjtit mendim për një angazhim aktiv që lidhet me forcimin e këtij Unioni kudo nëpër zona si një nga organizmat më të mirëpritur në të gjithë hapësirën shqiptare.