Hapet dega e “Unionit Mirdita” në Fushë Arrëz

Me mbylljen e takimeve në Gjegjan dhe Fushë Arrëz, përfaqësuesit e “Unionit Mirdita” bënë një vizitë në Qendrën Sociale të Ndihmës për Njerëz në Nevojë, në të cilën angazhohen dhjetra gra, të rinj e të reja në punët e artizanatit si dhe në agro-përpunimin e produkteve bio të zonës.

Më datë 10.10.2019 ora 15:30 hapet dega e “Unionit Mirdita” në Fushë Arrëz. U vërejt pjesmarrje masive nga të gjitha grupmoshat, por më së shumti nga të rinjtë.
Kryetari z.Nikolin Jaka, përgëzoi stafin organizativ të këtij takimi si dhe vetë të pranishmit, që si rrallë herë mblidhen në tubime të tilla shoqërore në një numër aq të shumtë. Z. Jaka vlerësoi impenjimin dhe përkushtimin e pjesmarrësve, duke theksuar se ai si drejtues, ndjen përherë e më shumë përgjegjësi ndaj kujtdo mirditori kudo ku ai punon e jeton.
Në përfundim të takimit u zgjodh kryesia, me kryetar z. Ndue Doda, nënkryetarë znj. Rinalda Lika dhe z. Tom Curri si dhe sekretar z. Tonin Lleshi.
Me mbylljen e takimeve në Gjegjan dhe Fushë Arrëz, përfaqësuesit e “Unionit Mirdita” bënë një vizitë në Qendrën Sociale të Ndihmës për Njerëz në Nevojë, në të cilën angazhohen dhjetra gra, të rinj e të reja në punët e artizanatit si dhe në agro-përpunimin e produkteve bio të zonës.
Kryetari i UNIONIT z. Nikolin Jaka shprehu dëshirën dhe angazhimin për mbështetje të kësaj Qendre përmes projekteve dhe programeve, që do të hartohen nga Bordi i “Unionit Mirdita”.
Në përfundim të vizitës, për të gjithë të pranishmit u servir kokteil me produktet bio të kësaj Qendre.

Shfaq më shumë
Back to top button
Close