“Albania Guitar Festival”, njëri prej stacioneve të tij edhe Kisha e Shëlbuemit në Rubik

“Albania Guitar Festival”, njëri prej stacioneve të tij edhe Kisha e Shëlbuemit në Rubik

 

“Festival i Kitarës”, këtë vit shënon edicionin e 8-të, një nga eventet më të rëndësishëm muzikor të vitit, që kësaj rradhe vjen me mbështetje të Ambasadës së Austrisë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe disa partnerë të tjerë, ndërkaq në Rubik, e përvijon mbështetjen Unioni Mirdita.

 

Me një listë të mahnitshme artistësh nga e gjithë bota, ky festival premton të sjellë një përvojë të paharrueshme muzikore për të gjithë pjesëmarrësit dhe të promovojë trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë.

Në koncertin e dt 8 qershor tek Kisha e Shëlbuemit në Rubik, nga Austria do të performojë duo e talentuar e kitaristëve Florian Palier dhe Melanie Hosp, të cilët do të sjellin një harmoni të rrallë dhe një ndjeshmëri të thellë për muzikën klasike dhe moderne.

E ndërkohë, përgjatë këtyre ditëve emra të mëdhenj do të ngjitën në skenat shqiptare, me drejtues artistik Denis Bizhga, i cili edhe do të përformojë në duo me flautisten holandeze, Corien Ëoestenburg, duke sjellë një bashkëpunim të veçantë që bashkon kulturat dhe stilet muzikore.

Koncertet e festivalit do të mbahen në katër qytete të ndryshme, duke përfshirë Tiranën, Beratin, Shkodrën dhe Rubikun. Një prej pikave kulmore të festivalit do të jetë pikërisht performanca në Kishën e Shelbuemit në Rubik, një objekt kulti me vlera të mëdha fetare dhe kulturore. Po ashtu, një tjetër koncert do të mbahet në Muzeun Onufri në Berat, një vend me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ky fokus në objekte të trashëgimisë kulturore është një përpjekje për të promovuar dhe mbrojtur këto thesare të çmuara të historisë dhe kulturës sonë. Përmes muzikës, festivali synon të sjellë një ndërgjegjësim më të madh për rëndësinë e këtyre monumenteve dhe të ofrojë një përvojë të pasur kulturore për të gjithë pjesëmarrësit.

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Shqipëri është një ngjarje e cila jo vetëm që promovon muzikën dhe kulturën shqiptare, por gjithashtu sjell në vendin tonë ndikime dhe frymëzime nga mbarë bota. Është një mundësi shumë e mirë për të gjithë dashamirësit e muzikës të ndjekin nga afër performancat e disa prej kitaristëve më të njohur dhe të talentuar të kohës sonë, ndërsa njëkohësisht eksplorojnë dhe vlerësojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Një aspekt tjetër i veçantë i këtij edicioni është angazhimi për edukimin e brezit të ri të muzikantëve. Artistët e ftuar do të japin masterklase falas për nxënësit e shkollës “Jordan Misja” në Tiranë. Këto masterklase do të ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për nxënësit e talentuar që të mësojnë drejtpërdrejt nga disa prej kitaristëve më të mirë në botë. Kjo iniciativë do të finalizohet me koncertin “Albania Young Talents”, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara një publiku të gjerë.

Ky festival lindi si një bashkëpunim me artistë shqiptarë, që kanë karrierën e tyre në Europë, për të vazhduar me artistë ndërkombëtarë, për të promovuar më tej vendin tonë në skenën muzikore europiane.

Shfaq më shumë
Back to top button
Close