
Shtatorja e Abat Prend Doçit
Iniciativa e Unionit Mirdita për ngritjen e Shtatores së Abatit të Mirditës Imzot Prend Doçi në sheshin që mban emrin e tij në Rrëshen tashmë ka marrë udhë, pas miratimit të vendimit përkatës nga Këshilli Bashkiak i Mirditës.
Ky akt është një vlerësim modest dhe i vonuar për veprimtarinë e njërit prej personaliteteve më të shquara të Rindjes Kombëtare Shqiptare, të udhëheqësit shpirtëror katolik, të promovuesit të madh të kulturës e të bashkimit kombëtar.
Abati i Mirditës ishte shqiptar dhe europian i madh, me një gjeografi veprimtarie që, si e asnjë bashkohësi tjetër, përfshinte Europën, Amerikën dhe Indinë e fundit të Shekullit XIX dhe fillimit të Shekullit të XX. Abati e ngriti Mirditën katolike në rangun e një abacie të varur drejtpërdrejt nga Selia e Shejtë; ai themeloi dhe udhëhoqi Shoqërinë Bashkimi, siguroi kontributin e meshtarëve katolikë si Fishta dhe Mjeda në Kongresin e Manastirit dhe luajti një rol vendmtar në krijimin e urave të komunikimit të Shqipërisë së pavarur me botën perendimore.
Jo vetëm Mirdita, por e gjithë Shqipëria i ka një borxh të madh nderimi Abatit emblematik Prend Doçi.
Ngritja e një shtatorje në Mirditë është vetëm një fillim simbolik që do të pasohet nga akte të tjera.
Unioni Mirdita bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e mbështetjes financiare për këtë projekt. Unioni Mirdita beson se më shumë se sa vetë përmendorja ka vlerë masiviteti i pjesëmarrjes së shqiptarëve në finacimin sado simbolik të saj.
Me çfardo kontributi, ju do të bëheni pjesë e këtij monumenti, i cili, pas Mirditës, do të duhet të pasohet nga të tjerë projekte të ngjashme në Shkodër dhe në Tiranë.
Shtatorja e Abat Prend Doçi do të inagurohet me dt 22 shkurt 2027 me rastin e 110 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta!
Shtatorja e Abat Prend Doçit do të jetë në lartësinë 3.5 metra e derdhur në bronz! Autori i shtatores do të jetë skulptori Benard Lekgegaj.
Të dashur miq!
Unioni Mirdita i nxit të gjithë që të bëhen pjesë e përmendores së Abatit. Edhe një Euro i “shkrirë” dhe i shndërruar në bronz do të ishte i paçmuar në simbolikën e domethënies.
Le ta lartësojmë së bashku Abatin tonë në qendër të Mirditës!
Unioni Mirdita
Të dhënat e llogarisë:
