Unioni Mirdita, mbështetje për familjen në Breg të Pukës

Një përfaqësi e “Unionit Mirdita”; Kryetari i Bordit z. Nikolin Jaka, antare e Bordit Edona Daçi dhe drejtori ekzekutiv Gjergj Marku ngushëlluan familjen Ndoj në Breg të Pukës ku humbën jetën në mënyrë tragjike bashkëshortët Petrit e Dava Ndoj, të moshës 46 dhe 35 vjeç dhe u rreziku jeta e katër fëmijëve të mitur.
Kontributi dhe fjalët ngushëlluese të secilit prej nesh janë shumë pak në krahasim me fatkeqësinë e kësaj familje mirditase. Përfaqësuesit e Unionit Mirdita ndanë dhimbjen e madhe me gjyshin e fëmijëve jetimë si dhe u diskutua per mbështetjen konkrete të kësaj familje në të ardhmen dhe sidomos për rehabilitimin e fëmijëve.
Në këtë ngushëllim morën pjesë edhe administratore e Njësisë Rrape (Pukë) Lula Mema, Tonin Lleshi i Qafë-Mali (Fushë Arrëz), studiuesi Mark Mesuli nga Gjegjani si dhe mbështetës të tjerë të Unionit Mirdita për këto zona.

Shfaq më shumë
Back to top button
Close