Hapet dega e “Unionit Mirdita” në Pukë
Më datë 10.10.2019, ora 13:30 Kryesia e “Unionit Mirdita” vendosi të zhvillojë takimin e parë themelues në Njësinë Administrative Gjegjan, nisur nga fakti që pjesa më e madhe e mirditorëve, që jetojnë në rajonin e Pukës, janë nga kjo zonë, e njohur dhe si ndër Njësitë më të rëndësishme të Mirditës Etnologjike.
Në këtë takim, Kryetari i “Unionit Mirdita”, z.Nikolin Jaka, prezantoi për pjesmarrësit objektivat dhe planin strategjik të “Unionit Mirdita”, duke vënë theksin mbi objektivin kryesor, atë të identifikimit të familjeve Mirditore në këtë zonë.
Përshëndeten dhe antarët e tjerë të bordit drejtues të“Unionit Mirdita”, nën kryetarja zj.Valentina Gjoka, antari z.Ndue Dedaj dhe Kryetari i Degës së “Unionit Mirdita” për Mirditën, z.Valentin Bardhoku.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i “Unionit Mirdita”, z.Gjergj Marku, bëri një prezantim të shkurtër mbi proçedurat ligjore që janë ndjekur për regjistrimin e Qendrës “Unioni Mirdita” dhe mbi qëllimin e themelimit të kësaj Qendre në formimin dhe krijimin e një Organizmi shoqëror te shendetshem, që mbledh dhe bashkon pranë vetes energjitë dhe interesat e çdo mirditasi.
Në përfundim të takimit u zgjodh kryesia, me kryetar studiuesin e njohur, personalitet i letrave, z.Mark Mesuli ndërsa nënkryetare mësuese aktiviste zj. Dilore Nikolli dhe sekretar z.Ilirijan Prenga .